Eriksen rikthehet në kombëtare

Danezi pas peripecive me shëndetin në ‘Euro 2020’ rikthehet të luajë futboll në nivel përfaësuesje. Listohet për ndeshjet miqësore.

Një hap tjetër drejt normalitetit: Kristian Eriksen do të rikthehet për të veshur ngjyrat e kombëtares daneze për herë të parë që nga 12 qershori 2021, kur një arrest kardiak e goditi gjatë ndeshjes së Euro 2020 kundër Finlandës, duke i shkaktuar frikë për jetën dhe karrierën e tij.

Ish-mesfushori i Interit, tani në Premier League në Brentford, është thirrur nga trajneri Kasper Hjulmand për miqësoret e planifikuara për 26 dhe 29 mars kundër Holandës dhe Serbisë.

Ndërkaq FIFA ka sqaruar javët e fundit se për danezin nuk ka kufizime në mundësinë e luajtjes së ndeshjeve ndërkombëtare, përfshirë ato të Botërorit 2022, duke qenë se Federata Ndërkombëtare përdor raportet klinike të federatave individuale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!