Muçi shënon në Dubai, në fushë edhe Çelhaka

Legia e Varshavës në përbërje të së cilës janë tre shqiptarët Ernest Muçi, Jurgen Çelhaka dhe Lirim Kastrati, prej ditësh ka fluturuar drejt Dubait (Emiratet e Bashkuara Arabe) aty ku po zhvillon minifazën përgatitore.

Situata kritike në fund të tabelës në ‘Ekstraklasa’ ka bërë që klubi të mos kursehet aspak lidhur me kushtet dhe seriozitetin. Për t’u kthyer më të gatshëm në 4 shkurt teksa Legia nis zyrtaret në kampionat.

Ndërkaq të mërkurën ka pasur njët test të brendshëm të Legias, e cila po përgatitet prej ditësh në kampin stërvitor në Dubai. Formacioni A fitoi me atë B në shifrat 2-1. Golat për ekipin fitues u shënuan nga Patrik Sokołovski dhe Ernest Muci, ndërsa golin për ekipin tjetër ku aktivizohej Çelhaka e shënoi Kacper Skibicki.

Legia do të luajë miqësoren e radhës të shtunën në orën 13:00 me Botev Plovdiv të Bullgarisë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!