Moshat kuqezi/ Testi fitohet nga ‘Behari’

Kombëtarja U17 – Kombëtarja U18   0-3 (Ageja 7’, 30’, Alimerkaj 70’ )

Në ditën e fundit të grumbullimit Kombëtarja U-17 ka zhvilluar një miqësore Kombëtaren U-18 në Qendrën Kombëtare Sportive në Kamëz. Trajneri i Kombëtares U-17, Ervin Bulku e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Fatmir Koci, Albi Koleci, Adi Kurti, Alion Damini, Ergi Çela, Ariel Krajka, Klaus Kashari, Jordi Jaku, Glenis Belloj, Elidon O’Boyle dhe Ersi Bode.

Ndërsa, trajneri i Kombëtares U-18, Ardi Behari hodhi në fushë këtë 11-sh: Erdi Pojana, Arlind Kurti, Henri Basha, Ermal Meta, Martin Alite, Oresti Kasmollari, Ledio Tresa, Andi Gjoka, Emanuil Guci, Arlind Lleshi dhe Orsi Ageja.

Ndeshja ka qenë mjaft e bukur dhe të dyja ekipet kanë krijuar volum të madh loje dhe raste për shënim. Ekipi i drejtuar nga Behari e ka zhbllokuar shumë shpejt rezultatin me anë të Agejës, i cili realizoi golin e avantazhit në minutën e 7-të dhe i njëjti sulmues shënoi edhe golin e dytë për Kombëtaren U-18 në minutën e 30-të.

Në pjesën e dytë të dy trajnerët kanë bërë shumë zëvendësime, duke aktivizuar të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion. Rezultati final i miqësores 3-0 është fiksuar në minutën e 7-të me Alimerkajn, që shënoi golin e tretë për Kombëtaren U-18. Pavarësisht rezultatit, të dy trajnerët kanë marrë përgjigjet e duhura nga lojtarët e thirrur dhe kanë pasur mundësi të testojnë talentet në një ndeshje të vërtetë.

Si Bulku ashtu edhe Behari janë shfaqur të kënaqur me paraqitjen e lojtarëve dhe impenjimin e tyre në këtë ndeshje. Kombëtarja U-17 ka përmbyllur kështu grumbullimin 4-ditor, ku trajneri Bulku ka testuar një pjesë të mirë të grupit që do të përbëjë edhe bazën e ekipit Kombëtare në ndeshjet zyrtare./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!