Laska: Teuta? Të gjithë rivalët të denjë

Sot shorti vendosi Teuta- Laçi në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë (me dy takime).

Të gjithë në Laç e gjithë Kurbinin presin që skuadra e tyre ‘Laçi’ të jetë protagoniste si në çështjen titull ashtu dhe në Kupën e 70-të të Shqipërisë.

Nisur nga shorti i sotëm i turit gjysmëfinal teksa Laçi do të përballet në dy takime me Teutën, ‘Sportiim.al’, kontaktoi presidentin bardhezi Pashk Laska për t’i marrë një opinion të parë për shortin por dhe klubin që drejton nga marsi 2005.

President, si e pritët shortin e Kupës?

“Ishte një short që pak pati vemendjen time. Nuk kisha asnjë preferencë. Natyrisht të gjitha skuadrat kanë meritë që kanë ardhur deri këtu. Shkurt na qëlloi njëra prej tyre”

Teuta nuk po shfaqet e fortë në kampionat…

“Kjo është e keqja më e madhe në fakt. Mendoj se durrsakët duke mos pasur shumë shanse nga kampionati për në europë do jenë shumë kërkues në gjysmëfinale. Ndaj thashë që nuk kisha preferencë në short.”

Me ju në krye dy Kupa të Shqipërisë në 2013 dhe 2015. Ka dy pa tre?

“Vitet ecin dhe ne sikur i kemi harruar dy trofetë e Kupës. Të shohim. Por jemi shumë larg. Edhe nëse kalojmë Teutën që për mua shanset janë 50/50, do jetë e vështirë në finale. Vllaznia dhe Partizani klube me histori.

Po kampionati?

“Situata javët e fundit jo dhe aq pozitive. Mungesat por dhe ndoshta nënvleftësimi i ndonjë takimi kanë bërë të sajën. Pres reagimin e shpejtë në fushë.”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!