Rrapaj: Ky sezoni më i mirë, luaj në Gjermani

Partizani shorti në Kupë me Vllazninë dhe ndaj Egnatias takimin e radhës në Abissnet Superiore në kampionat teksa luajnë në Elbasan.

Arinaldo Rrapaj mesfushori vlonjat i të kuqëve foli nga seanca stërvitore para mediave sportive. Vllaznia skuadër e fortë sikundër të tjerat. Nuk vlen goli jashtë ndaj do luajmë të mbyllim që në tkimin e parë. Dua të luaj në Gjermani”, tha 20 vjeçari.

Rrapaj:

Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, krijuam raste, por derbi është derbi, kështu që jemi të kënaqur edhe me një pikë. 

Egnatia? Në çdo ndeshje futemi në fushë për të marrë tre pikët, do stërvitemi fort për fituar. Do e studiojmë kundërshtarin, do e sulmojmë te pikët e dobëta.

Shorti i Kupës? Çdo kundërshtar është i njëjtë, të tre ekipet janë shumë të forta. Goli jashtë fushe nuk vlen më, kështu që shpresoj të marrim rezultat pozitiv në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë. Mendoj se Europa është pak më e vështirë nga kampionati. Dy ndeshje janë në Kupë, do e kemi më të lehtë nga Kupa. 

Ndryshimi midis Dajës dhe Mehmetit? Të dy janë trajnerë shumë të mirë, kanë strategji të ndryshme loje, por ndihem mirë me strategjinë që kërkon trajneri Mehmeti.  

Jam përshtatur, kemi krijuar një grup shumë të fortë. Jam munduar të jap më të mirën, deri tani më ka ecur. Ky është sezoni më i mirë deri tani, shpresoj të vazhdoj kështu.

E ardhmja? Jam i përqendruar te Partizani, pse jo nëse vjen ndonjë ofertë. Do më pëlqente shumë të luaja në Gjermani”, deklaroi Rrapaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!