Starti/ Botërori i MotoGp, nesër java në Katar

24 pilotë, 21 gara dhe në fund një kampion. Kampionati më spektakolar i garave të shpejtësisë gati starti në pisten e Katarit.

Fabio Kuartarao, kampioni francez në fuqi i MotoGP me Yamaho-n e tij dhe 23 pilotët e tjerë të skuadrave të ndryshme janë gati për botërorin e radhës.

Në skuadër do të jetë me Franko Morbidelin por ky Botëror i cili nis zyrtarisht në 6 mars në Katar, ka shumë protagonistë të tjerë.

Tetë herë kampioni i botës Mark Markez tashmë duket i rekuperuar plotësisht dhe i gatshëm për të “kalëruar” mbi Honda-n numër 93.

Sidoqoftë emra të tjerë si Joan Mir, Françesko Banjaja, Johan Zarko, Andrea Doviciozo, Maverik Vinjales, Aleks Rins etj, të gatshëm për çdo surprizë.

Ky do të jetë Botërori i parë pas shumë vitesh prej protagonisti pa Valentino Rosin i cili parkoi edicionin e kaluar motorin me numër ’46’.

Më poshtë kalendari garik i MotoGP për vitin 2022.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!