Tirana ka “gurin dhe arrën”

Nëse kalon bardhezinjtë sot në ‘Air Albania Stadium’,skuadra e Shehit i afrohet më shumë titullit të 26-të.

Erga Kenga

Për Tirana- Laçi në program pasditen e sotme në 16:45 në Arenën Kombëtare ka ditë që ka nisur të flitet. Përpos emrit të madh të bardhebluve ndërsa si gjithnjë luftojnë për titull, befas në rrugëtimin e tyre këtë edicion ndeshin kurbinasit.

Tirana në krye me 46 pikë ndërkohë që tri pikë më pak ka mbledhur ekipi bardhezi në krye të të cilit që nga tetori i kaluar, si trajner (debutoi në 30 tetor ndaj Skënderbeut 2-0), qëdron një bardheblu ish- lojtar-trajner, emri i të cilit përmblidhet me…Mirel Josa.

Tirana:

Klubi më i titulluar në vend vjen në këtë takim pas humbjes aspak të ‘denjë’ javën e kaluar në Kamzë me Kastriotin (2-1). Seancat përgatitore si dhe deklarata e trajnerit Shehi se ‘sfida me Laçin duhet konsideruar ndeshje radhe’, duket se mban në nivel të lartë psikologjik lojtarët bardheblu.

Përveç Ismajgecit të gjithë të tjerët në dispozicion. Stafi teknik pritet të përziejë kartat me disa spostime lojtarësh në gjeografinë e fushës. Fitorja jep shanse të mëdha për të ruajtur vendin e favoritit kryesor për të marrë titullin e 26-të. Pritet dyndje e tifozerisë bardheblu.

Si mund të luajë Tirana:

Bekaj; Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni; Toli, Totre, Limaj, Seferi, De Silva, Xhixha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!