Egnatia dy herë në të 90-ën… krutanëve

Egnatia- Kastrioti 2-1 (Krasniqi 58′ pen, I. Ademi 89’/ Kaina pen 75′ pen).

Sikundër në fazën e parë teksa Pedro Augusto shënonte në të 92_ën edhe sot Ademi shënon dhe lan ‘vetën’ në minutën e 89′.

Egnatia dhe Kastrioti u takuan në Rrogozhinë për javën e 22-të të Abissnet Superiore. Një duel mbijetese që nisi me qetësi por më pas Egnatia krijon më shumë.

Megjithatë golat vijnë në pjesën e dytë ndërsa arbitri Eldorian Hamiti tregoi dy herë doren te pika e bardhë. Krasniqi për vendasit dhe Kaina për miqtë i realizuan goditjet respektive.

Për tu evidentuar se portieri Sali i Kastriotit shpëtoi një mundësi ideale të Ademit pak minta para se shifrat të barazoheshin. Mjaft e dyshimtë penalltia e akorduar për Egnatian por akoma më e çuditëshme një penallti e mohuar për Kastriotin përpara se lezhjani të vërshëllente në një moment tjetër për prekjen e radhës nga vendasit.

Në fund pas një goditje dënimi, Ademi shfrytëzon hutimin e mbrojtes mike dhe godet për topin-gol 2-1

Formacionet startuese:

Egnatia: Puja; Allmuça, Krasniqi, Krivanjeva, Duranski; Agbekpornu, Levendi, Lila; Xhekson, Pedro Augusto, Ilirid Ademi. Tr: Zekerija Ramadani.

Kastrioti– Sali; Neziri, Selmani, Husein, Rami; Onanuga; Greca, Hasani, Basha, Zogaj; Kaina. Tr: Emiljano Çela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!