Napoli ndalet nga Kaljari, Manaj gol statistikor

Napoli nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 ndaj Kaljarit në Seria A. Në Sardenjë me start orën 19:00, Kaljari ia arriti ta mbajë një pikë me “thonj” e të kapërcejë Venecian te fundi i renditjes.

Bolonja-Specia, ndeshja tjetër e kampionatit italian u luajt në 21:00 aty ku Rei Manaj shënoi golin e parë të takimit. Por Specia u përmbys më pas nga Bolonja 2-1.

La Liga takimi i vetëm i ditës, luajtur në Balaidos ndërmjet Seltës dhe Levantes u ndal te 1-1.Në Spanjë, pas 25 javëve kryeson Real Madrid me 57 pikë. Ndjek Sevilja me 5 pikë më pak./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!