Verstapen i ikën 33-it, numri ‘1’ në kaskë e makinë

Kampioni i F1 i vitit 2021, Maks Verstapen, ka zbuluar kaskën që do të përdorë në vitin 2022, teksa kërkon të mbrojë titullin e tij të parë.

Piloti i Red Bull tregoi gjithçka në mediat sociale. Verstapen i vendosur të përdorë një variacion kaske kryesisht të bardhë në modelin e tij tradicional të helmetës, të mbuluar me një luan të artë në krye. Një yll ari në pjesën e pasme të helmetës nuk mund të mungonte duke personiikuar fitimin e titullit të parë të tij në F1.

Ndër të tjera Verstapen që ka njoftuar se do të drejtojë makinën e re jo me numrin e zakonshëm 33 por me numrin ‘1’. Sebastian Vetel e përdori këtë numër në 2014, sezoni i parë ku pilotët mund të zgjidhnin numrat e tyre.

Verstapen shprehet:

Përshëndetje të gjithëve. Është momenti të prezantoj kaskën e vitit 2022.

Siç e shihni ka shumë ngjyrë ari. Edhe slogani “të bën me krahë” është me këtë ngjyrë dhe shkon shumë. Dhe natyrisht është numri 1”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!