Devolli: Dua luftëtarë që vrapojnë

Bledar Devolli gjirokastriti i Dinamos shpreson se dueli me Laçin nesër në ‘Elbasan Arena’ do të jetë pikë kthese për skuadrën e tij.

Pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë, blutë të destinuar t’i ikin zonës së ftohtë. “Laçi pretendent por unë dua lojtarë që vrapojnë dhe luftojnë’ thotë tekniku në konferencë:

Devolli:

“Normale që kjo situatë që po kalojmë është edhe pak psikologjike. Jemi këtu për të punuar në të gjitha drejtimet. Kemi përballë një kundërshtar të vështirë, që është me meritë në vend të dytë dhe besoj se do të jetë deri në fund pretendent për kampion. E kemi parë, sidomos këto ndeshjet e fundit, edhe pse nuk kanë luajtur mirë kanë fituar. Kjo tregon që janë rritur shumë si ekip.

Ne do të bëjmë punën tonë, i kemi marrë masat dhe do të luajmë vetëm për të fituar ndeshjen. Unë dua që ekipi të luajë siç dua unë, jo siç duan futbollistët. Sidomos në 20 metrat e fundit duhet të bëjmë ato gjërat që kam unë në kokë. Në qoftë se i bëjmë gjërat drejtë, edhe golat dhe rezultatet do vijnë që nga nesër”.

“Shpresojmë nesër të vijë kthesa e madhe që dëshirojmë. Kemi bërë goxha ndryshime. Unë dua njerëz që vrapojnë dhe luftojnë. Duhet të jemi agresivë, me besim. Kam shumë besim që nga nesër do të vijë kthesa e madhe që të gjithë presim”.

“Bardhi mbrojtës i majtë? Ashtu e menduam me stafin, sepse Maliqi ka probleme me maskën. Siljanovski bëri mirë ndaj Partizanit dhe besoj do të jetë ai nga minuta e parë nesër. Shpresojmë t’i sistemojmë lojtarët në vendet e tyre. Kam besim që nesër do të jemi mirë me lojë dhe rezultat. Unë nuk kam frikë asnjë ekip, në qoftë se ne jemi në rregull, në qoftë se i bëjmë gjërat drejtë, nuk do të kemi probleme, me golin, rezultatet dhe lojën. Po prodhove lojë do të vijnë dhe rezultatet”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!