Shehi: Skuadra ka gjëndje optimale, mungesat…

Orges Shehi, trajneri i skuadrës që kryeson garën, foli për përballjen me Egnatian nesër në program ora 19:45 në ‘Air Albania’. Pa Taulant Seferin dhe Erion Hoxhallarin, Tirana pritet të improvizojë ndaj rivalit që në fazën e parë i befasoi me atë barazim në kryeqytet.

Shehi:

“Në futboll nuk mendoj se ka ndeshje të lehta. Ato që shikohet në letër të lehta bëhen të vështira në fushë. Është një kundërshtar që vlen tre pikë, pavarësisht renditjes. Ata kanë lojtarë cilësorë brenda gjirit të tyre”.

“Gjendja është e mirë, atmosfera është e mirë. Nuk kemi vuajtur në aspektin e atmosferës këtë sezon, por gjendja fizike e lojtarëve nuk është 100 për qind, pasi dihet që na mungojnë Hoxhallari i dëmtuar dhe Seferi për shkak të kartonëve të verdhë”.

“Nuk mendoj se kemi vuajtur me Skënderbeun në minutat e fundit. E çuam ndeshjen 3-0 në 50 minuta dhe nuk mendoj se ka pasur kundërshtar që e ka bërë këtë kundër Skënderbeut. Sigurisht që pastaj disi ndryshon edhe motivimi, edhe mënyra e sjelljes në fushë. Ishte një ndeshje që ne e fituam ashtu siç deshëm”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!