Memelli para Partizanit: Fitojmë

Migen Memelli e di se ndaj Partiaznit nesër në Korçë(16:45) nuk do të jetë aspak e lehtë. Në konferencën për shtyp ai shfaqi anët e skuadrës së tij , përgatitjet dhe vlerësoi rivalin. Sipas tij, Skënderbeu ndihet jo komod në renditje ndërsa shpesh i ka munguar fati. Beson te fitorja…

Memelli:

“Kampionati do të jetë i vështirë deri në javët e fundit. Përpos kësaj, edhe skuadrat e tjera kanë problemet e tyre dhe vështirësitë e tyre. Në këtë moment jemi në një pozicion jo komod, por që kam besim se bashkë me lojtarët do të dalim nga ky moment në këto javë.

Na ka munguar fati, por dhe pikët. Shpresoj që të vijnë dhe pikët, pasi loja në tre ndeshjet e fundit ka qenë e mirë. Duhet të përmirësohemi akoma dhe më shumë dhe do mundohemi të bëjmë sa më pak gabime në këtë fazë që jemi.

Partizani? Çdo kundërshtar është i vështirë. U kam thënë që nuk do t’i vija emra asnjë skuadre. Ndeshje pas ndeshje kampionati bëhet akoma dhe më i vështirë. Çdo kundërshtar në këtë kampionat, edhe ata që janë në fillim dhe ata që janë në fund, janë kundërshtarë të vështirë. Nuk është e lehtë që të fitosh në kampionatin tonë. Ne do të bëjmë ndeshjen tonë e shpresojmë që të marrim maksimumin.  

Skuadra duhet të ketë qetësinë e duhur që na ka munguar në ndeshjet e fundit. Të minimizojmë ato gabime që kemi bërë nga ana individuale. Shpresoj që forca e grupit të dalë në pah dhe të fillojmë me rezultatet pozitive që kemi pasur atë periudhë kur po ecnim mirë. Nuk duhet të harrojmë që na mungojnë disa lojtarë për shkak dëmtimesh, skuadra ishte mësuar me lojën e tyre.

Meksi? Ai është jashtë këtë javë për shkak se ka probleme në kavilje. Vitia, Moraes dhe Vrapi shpresojmë që të na bashkohen javën e ardhshme. Do të flasim me stafin mjekësor dhe uroj që sa më parë të bashkohen me grupin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!