Matija fiton Rajonalet në Shkoder

U zhvilluan ditën e martë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër. Përpara fillimit të punimeve të kësaj Asambleje, u mbajt një minutë heshtje në nderim të figurës së madhe të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Ramazan Rragami, që u nda nga jeta pak kohë më parë.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Bardhyl Jera, i pranishëm në këto punime uroi të gjithë anëtarët për punën e kryer në këto vite dhe siguroi të gjithë se mbështetja e FSHF-së do të jetë maksimale për të zhvilluar gjithmonë e më shumë futbollin në rajonin e Shkodrës.

Është një moment i veçantë për mua dhe futbollin në rajonin e Shkodrës duke qënë se sot u zhvilluan zgjedhjet. Shoqatat më zgjodhën mua si Kryetar të ri dhe do punoj e kontribuoj për ta rrit cilësinë e futbollit në shoqatën tonë, për ta bërë një shoqatë model ashtu siç i takon djepit të futbollit shqiptar. Dua të falenderoj të gjitha shoqatat që më propozuan dhe më votuan por edhe ata që votuan për kandidatin tjetër. Ne do të punojmë të gjithë sëbahku që të rrisim cilësinë e futbollit në shoqatën tonë. Mendoj se ishte nje proces shumë i mirë, një proces transparent, zgjedhjet më demokratike që mund të zhvilloheshin ashtu siç i shkon Shkodrës, me transparencë dhe mirëkuptim. Edhe kundërshtari im e pranoi rezultatin dhe mendoj se kjo është fitorja më e madhe: pranimi i rezultatit nga të gjitha palët”, përfundoi Matija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!