Milan turbullon kreun, derbin e vendos Zhiru

Milani fiton derbin kundër Interit me përmbysje 1-2 dhe rihap garën e ‘Scudetto’-s në Seria A. Pasditen e sotme ishte Inter që kaloi i pari përpara me Perisiç në pjesën e parë por në fundin e së dytës, francezi Oliver Zhiru, shënoi dy gola vendimtarë për kuqezinjtë e Stefano Piolit.

Kjo fitore e skuadrës së Piolit e ka dërguar në vetëm një pikë larg diferencen e pikëve mes Interit kryesues dhe Milanit ndjekës.

Ndërkaq, për javën e 24 të kampionatit italian sot Roma pa Kumbullën në fushë, barazoi në Olimpiko 0-0 me Xhenovën.

Ndeshja Fiorentina- Lacio 0-3 pas 90 minutave u ndal te shifrat 0-3. Strakosha mbrojti portën ndërsa Hysaj nisi nga stoli për të marrë minuta në të 69′-ën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!