Pekin 2022/ Shqipëria parakalon me Xhepën

Skiatori Denni Xhepa, me flamurin Kombëtar në duar, parakaloi në ceremoninë hapëse të Lojrave Olimpike Dimërore ‘Pekin 2022’.

Përshendeti Presidenti i Komitetit Olimpik Botëror, Tomas Bak

Sipas parashikimit në 13:00 me orën e Shqipërisë, ka filluar ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore XXIV në Pekin 2022.

Mijëra spektatorë të pranishëm në Pekin (përzgjedhur më së shumti studentë dhe militarë), kryeqytetin kinez, qyteti i parë që pret edicione verore (2008) dhe dimërore të Lojërave. Spektakolare hapja dhe qendra e fushës që ishte e zënë nga një LED i madh që i ngjante një sipërfaqeje akulli.

Shumë personalitete diplomatike në tribuna, mes tyre presidenti rus Vladimir Putin, i cili shfrytëzoi momentin e takoi presidentin kinez Xi Jinping. Nga ana tjetër, nga pikëpamja diplomatike, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe Australia e bojkotuan ceremoninë.

Ndërkaq drejtuesit e KOKSH, (udhëtuan dje) presidenti Fidel Ylli dhe sekretari i përgjithshëm, Gerti Shima ishin prezent në tribunë duke ndjekur ceremoninë hapëse.

Kosova përfaqësohet nga Kiana Kryeziu në Lojërat Olimpike të Pekinit. Olimpiada zgjat nga 4 deri në 20 shkurt 2022/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!