Nga Dubai, Ceferin: Futbolli nuk ndalon

Duke folur në Dubai teksa vizitoi ‘Expo 2020’ presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin ka folur lidhur me problematikën që po sjell Omicron në fushat e futbollit.

Ai tha se ndihej optimist për të vijuar me lojën magjike duke evnidentuar faktin se COVID-19 para një sezoni ishte më vrastar. Futbolli nuk ndaloi.

Ceferin:

“Shqetësimi nuk ndihmon, duhet të zgjidhim më parë problemet. Jemi ende optimistë. Ne mendojmë se gjithçka do të jetë mirë. Situata vitin e kaluar ishte më e keqe se kjo, sepse ne nuk dinim për virusin dhe ishte më e ashpër. Jam optimist dhe mendoj se ngjarjet e mëdha “të futbollit botëror” do të mund të vazhdojnë akoma dhe spektatorët do të mund të marrin pjesë.”

Ceferin më pas trajtoi temën e Kupës së Botës të propozuar çdo dy vjet nga FIFA, duke thënë se sipas mendimit të tij “Kupa e Botës duhet të jetë çdo katër vjet për të qenë interesante”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!