Dëbora shtyn për herë të dytë Korabi-Tomori dhe…

Ishin planifikuar të luheshin nesër e mërkurë 2 shkurt por dy takimet Korabi-Tomori dhe Pogradeci- Butrinti për Kategori të Parë, shtyhen sërish.

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës të cilat kanë mbulur sërish fushën e stadiumit të Peshkopisë, dueli Korabi- Tomorri është shtyrë për një datë tjetër.

Edhe në ‘Gjorgje Kyçyku’ aty ku Pogradeci- Butrinti planifikuar të përballeshin në 2 shkurt, nuk do të zhvillohet. Situata me kushtet klimaterike e rënduar.

Departamenti i Garave në FSHF, së bashku me sfidën Maliqi- Vora, anuluar këtë javë, pritet të njoftojë datat e reja të zhvillimit të tyre./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!