Bylis diktat në Kategori të Parë
Korabi bën presion vendit të dytë Erzenit, ngjitet në kuotën e 32 pikëve dhe një ndeshje për të rekuperuar.
Bylis nuk njeh rival, sot mund minimalisht Erzenin e vendit të dytë dhe shkon në +8. Fiton Korabi dhe fut në presion shijakasit për pozicionin e dytë që të dergon në Superiore.
Nuk ka gol ne Berat, dy skuadrat sfidante për zonën lart, mjaftohen me nga një pikë. Omeri shkund Shkumbinin dhe i dhuron Apolonisë tri pikë të vyera.
Besa dramatzion në Luz, e mund 0-3 Pogradeci i cili pas tri humbjeve radhazi merr tri pikë shperse për t’u larguar nga zona e rënjes. Besëlidhja e kthen në formalitet fitoren me Turbinën, ndërsa Tërbuni për pak sa nuk surprizohet në Pukë nga Lushnja që humb një penallti.
Maliqi- Vora nuk u luajt….
Shifrat java e 17-të
Shkumbini- Apolonia 0-2
Besëlidhja- Turbina 3-1
Besa- Pogradeci 0-3
Butrinti- Korabi 1-2
Tomori- Burreli 0-0
Tërbuni- Lushnja 0-0
Maliqi- Vora (anuluar)
Bylis- Erzeni 1-0 /Sportiim.al/