Tirana spektakolare, 4 gola Kukësit për arratinë

Abissnet Superiore, java e 18-të.

Tirana-Kukësi 4-0 (Seferi 38′, 91′, Xhixha 44′ 64′)

Redon Xhixha njeriu i ndeshjes me dy gola fantastikë, Taulant Seferi plotëson pokerin bardheblu me dopietën tjetër.

Ndeshja e sotme mes Tiranës dhe Kukësit në ‘Air Albania Stadium’, një ndër sfidat më spektakolare të këtij edicioni. Bardhelutë që në këtë takim vinin me formacionin Tip, e nisen me vrull ndaj Kukësit të Diego Longos të detyruar për të improvizuar në sulm.

Ritmi është i lartë që në fillim me dy skuadrat që zgjaten pambarimisht. megjithatë, goli i parë do të vijë në të 38-ën kur Seferi nga fare pranë, godet një top me kokë duke e depozituar në rrjetë.

ëPor tatpjeta e Kukësit duket se pikënisje ka pikrisht fundin e këtij fraksioni pasi Redon Xhixha teksa pas galopimi të shpejtë nga e majta në të 44′-ën, jep goditjen vrastare duke dyfishuar në 2-0.

E dyta nisi me një epërsi terrioriale të Kukësit i cili me Taipin kapiten, merr disa sulme të rrezikëshme duke e vënë në vështirësi Tiranën. Por kur dukej se verilindorët mund të hapnin sfidën, vjen goli spektakolar i Redon Xhixhën në të 64′-ën.

Aksion i shpejtë nga e majta me kurbinasin numër 19-të që niset nga mesfusha duke ulur një top me gjoks, spostohet në qendër, dhe pasi eviton një mbrojtës, ‘pa një pa dy’, godet drejt e në trekëndësh, 3-0.

Me Kukësin e kapitulluar, vjen edhe goli i katërt me Seferin që në pozicion të dyshimtë, merr gjithë kohën e duhur për të evituar edhe portierin e shënuar të katërtin. Mbrëmje magjike bardheblu për 40 pikë në krye./Sportiim.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!