Spahiu, lojtari i ri i Laçit

Ish-futbollisti i Mouscron në Belgjikë i bashkohet bardhezinjëve të Mirel Josës

Regi Lushkja pas ndeshjes me Partizanin të hënën, drejt Moldavisë për tu kthyer në një “sherif” i Tiraspolit.

Menjëherë klubi bardhezi në aksion por këtë radhë presidenca i futet pistes belge atje ku ka lindur 22 vite më parë shqiptari Sebastjan Spahiu.

Mesfushori sulmues është aktivizuar së fundi në ligat inferiore spanjolle (Izarra e Guijuelo) klubi e ka zyrtarizuar si blerje të re.

Njoftimi:

“Sebastjan Spahiu është lojtari lojtari ynë më i ri. Mesfushori qendror, i ftuar në të shkuarën nga Shqipëria U21, ka nënshkruar me klubin tonë. Spahiu, 22 vjeç, ka qenë pjesë e Mouscron dhe ka debutuar në elitën e futbollit belg, para se të kalonte në Spanjë te Guijuelo dhe Izarra. I urojmë suksese me fanellën bardhezi.”, shkruan Laçi në Instagram.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!