Ansu Fati dilema për operacionin

Sulmuesi i Barcelonës Ansu Fati, do të vendosë pasditen e sotme nëse do t’i nënshtrohet një operacioni të ri apo do të kryejë një trajtim konservativ pas dëmtimit të fundit.

I pafat në San Mames në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Athletik Bilbaos, talenti Blaugrana, u shtri në tokë ndërsa tani pas ekzaminimëve paraprake, duhet të vendosë. Në varësi të vendimit që merr, sulmuesi ose mund të humbasë pjesën tjetër të sezonit ose të kthehet në fushë pas dy muajsh.

Dëmtimi i tretë i rëndë në dy vitet e fundit dhe klubi duket se nuk dëshiron të bëjë gabime që mund të komprometojnë karrierën e lojtarit. Takimi i parë u organizua të shtunën e kaluar, ku morën pjesë Ksavi Hernandez, Dr. Rikard Pruna, Ansu Fati dhe përfaqësues të tij.

Barcelona do të donte një operacion, ndërsa spanjolli mund të hezitojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!