Muriqi nga Spanja: Mezi pres…

Pas 18 muajve me ulje ngritje, bomberi Dardan, bashkohet me skuadrën e Majorkës në La Liga.

Pas një udhëtimi të shkurtër ajror, Vedat Muriqi zbarkoi pak minuta më parë në Spanjë me destinacion skuadrën e La Liga-s Majorkën.

Fillimisht i huazuar nga Lacio me synim për të nisur eksperiencën e re me fanellën e Majorkës. Sulmuesi kosovar ka bërë deklaratat e tij të para, të mbledhura nga transmetuesi IB3 direkt nga Palma de Mallorca:

Jam shumë i lumtur që jam këtu. Mezi pres të filloj stërvitjen me shokët e mi të skuadrës”,tha Muriqi në dukje mjaft i etur për të lënë prapa ato muaj të dështuar te Lacio në Seria A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!