Benzema dy herë i “grabitur”

Mediat spanjolle në rrjete, njoftojnë se shtëpia e sulmuesit francez të Realit, Karim Benzema, është plaçkitur nga keqbërësit.

Mbrëmjen e së dielës Benzema me Realin e tij, po zhvillonte takimin me Elce (2-2) në ‘Santiago Bernabeu’ ndërsa francezi doli i dëmtuar nga fusha. Ky nuk ishte i vetmi lajm i keq për 33 vjeçarin pasi hajdutët kanë shfrytëzuar momentin dhe kanë hyrë në banesën në veri të Madridit duke e bërë “copë e grimë”.

Shtëpia e Karim Benzemës është plaçkitur gjatë ndeshjes së sotme kundër Elçes. Shtëpia ishte bosh. Nuk dihen detaje të grabitësve apo sendeve të vjedhura”, shkruan Los Blancos Live.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!