Martini e mbyll me Teutën

Humbja e djeshme duket se i ka vënë kapakun qëndrimit të mëtejshëm të Edi Martinit te Teuta.

Tekniku shkodran pasi u largua me ‘nder’ nga durrsakët javë më parë, u rikthye përsëri te ‘Djemtë e detit’ por humbjet radhazi dhe një lumë kritikash që mori në rrjete pasditen e djeshme, duket se i kanë mbyllur shtigjet e bashkëpunimit mes teknikut që fitoi titullin vjet me Teutën dhe vetë klubit.

Në fakt lajmi raportuar nga Supersport, pritet të zyrtarizohet nga klubi prej të cilit do mund të mësohet më shumë lidhur me këtë lajm të fundit te kampi bregdetar./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!