Peshkopia mbulohet me dëborë, Korabi-Tomori e anuluar

Kushtet e rënduara klimaterike e bëjnë të vështirë zhvillimin normal të aktivitetëve sportive në vend.

Java e 16-të e Kategorisë së Parë në program nesër me start orën 13:30 vjen me një lajm jo dhe fort të mirë.

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës të cilat kanë mbulur fushën e stadiumit të Peshkopisë, dueli Korabi- Tomorri është shtyrë për një datë tjetër.

Sipas informacionëve të Sportiim.al në këtë qytet trashësia e borës i ka kaluar 30 cm ndaj dhe rreziku i anulimit është prezent.

Në fakt edhe impianti ‘Liri Ballabani’ për ndeshjen Burreli-Tërbuni apo ai ‘Gjorgje Kyçyku’ në Pogradec janë në rrezik.

Pritet një azhornim i situatës nga Sektori i Garave në FSHF i cili fillimisht, ka zyrtarizuar anulimin e ndeshjes në Peshkopi ndërsa pak më vonë edhe atë të Pogradecit./Sportiim.al/

Anuluar:

Korabi- Tomori

Pogradeci- Butrinti

Në pikëpyetje:

Burreli- Tërbuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!