Lushnja e gjitha në “rikonstruksion”

Viti 2022 ka nisur me zhvillime te klubi i futbollit Lushnja. Përpos afrimit në timon i Agim Canajt dhe disa sportisëve me peshë si Canka e Kaloshi, te klubi lagunar pjesëmarrës në Kategori të Parë, ka lëvizje dhe në infrastrukturë.

Sipas postimit të klubit në ‘Facebook’, Këshilli Bashkiak i Lushnjës ka nisur në bashkëpunim me FSHF një projekt modern të rikonstruksionit të Kompleksit Sportiv “Roza A. Haxhiu” me vlerë rreth 60 milionë lekë të reja, ku përfshihet fusha e stadiumit dhe 3 fusha stërvitore.

Postimi i Lushnjës:

“Këshilli Bashkiak në mbledhjen tij të sotme, i hapi rrugë projektit më të madh në 3 dekada në funksion të futbollit lushnjar. Investimi për rikonstruksionin e Kompleksit Sportiv “Roza A. Haxhiu” me vlerë rreth 60 milionë lekë të reja, ku përfshihet fusha e stadiumit dhe 3 fusha stërvitore përreth, të cilat do të ndryshojnë prespektivën e futbollit në qytetin tonë.

Cilësi dhe standarte për fëmijët, që ndjekin pasionin e tyre dhe një zonë tërësisht e transformuar dhe e integruar në shërbim të komunitetit, së bashku me tregun e ri modern, që do të ndërtohet këtë vit.

Bashkia do të investojë 49% të projektit total ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga FSHF. Kryebashkiakja Eriselda Sefa mbetet e angazhuar t’i rikthejë Lushnjes shkëlqimin e dikurshëm të futbollit për Lushnjen.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!