Nisin inferiorët, dy ndeshje të shtyra

Kategoria e Parë zbret sot në fushë për herë të parë në 2022 me 6 takime. Arsyeja e thjeshtë. Në Peshkopi dhe Pogradec, dëbora pengon ndërsa Korabi- Tomori dhe Pogradeci- Butrinti shtyhen për një datë tjetër.

Ndërkaq në Ballsh skuadra që kryeson që nga java e parë e deri tani, do të presë Besëlidhjen e Lezhës. Te Bylis merkato ka pikasur së fundi lojtarët Rafael Barbosa e Oltion Harremi (portier) ndërsa të premten klubi zyrtarizoi edhe brazilianin Zhoao Ananias.

Sakaq, Erzeni- Apolonia në program për tu luajtur në ‘Tofik Jashari’, një tjetër sfidë me emra sugjestionues.

Vora- Shkumbini në Pezë, Burreli- Tërbuni, Lushnja- maliqi dhe Turbina- Besa, takimet e tjera të javës së 16-të në program sot duke nisur në orën 13:30.

Java e 16-të Kategori e Parë

Ora 13:30

Bylis- Besëlidhja

Erzeni-Apolonia

Vora- Shkumbini (në Pezë)

Burreli- Tërbuni

Lushnja- Maliqi

Turbina- Besa /Sportim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!