Mbrrin Akiniemi, Laçi blind në sulm

Mbrojtësi 19 vjeçar Hajdin Saliu, vjen nga Lokomitiva e Zagrebit.

Mbrrin te Laçi lojtari i Start, Adeleke Akiniemi. 23 vjeçari ishte prenotuar ditë më parë teksa sot iu bashkua kurbinasëve për një periudhë afro dy vjeçare.

Në forcë të Ventspilisit pak vite më parë (2018), i shënoi 4 gola Luftëtarit në një ndeshje europiane dhe 2 të tjerë në përballjen e kthimit për Europa League.

Harmon, Guindo, Akiniemi, Zarubica, sulmuesit e deklaruar te bardhezinjtë. Klubi njofton se sot ka huazuar mbrojtësin Hajdin Saliu,nga Lokomotiva e Zagrebit.

Pas 16 javëve kampionat, kurbinasit janë në vend të 3-të me 28 pikë. Gjithashtu bardhezinjtë në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Në këtë tur e pret Egnatia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!