Shkëmbi: Dinamo do të jetë ndryshe

Në prag të takimit të ditës së mërkurë me Kukësin në Elbasan (16:45), trajneri i Dinamos Bledi Shkëmbi ka folur gjërë e gjatë. Korçari i vënë shpesh në qëndër të kritikave për rezultatet të dobta me blutë tha sot se Dinamo e 2022-it do të jetë tërësisht ndryshe.

Shkëmbi:

Dinamo e rinovuar- “Nuk jemi në një proces ribërje por një moment përmirësimi. Kjo nuk diskutohet, gjithçka falë presidentit, sepse siç e thatë edhe ju mund të ndodhte në një klub që investimet të tërhiqeshin e kishte hapa mbrapa. Por mendoj se presidenti na ka dhënë më shumë mbështetje duke menduar për t’u përmirësuar në staf e futbollistë. Mendoj se me lojtarët që kemi afruar kemi bërë afrimet më të mira të mundshme që mund të na lejonte ky muaj dhe ky moment.

Mendoj se gati siç duhet të jenë dhe më atë që presim e çfarë japin, 100% nuk janë asnjë për momentin. Por jam i bindur që ato minuta që do të kenë mundësi, do të na ndihmojnë shumë dhe do të bëjnë mirë, do të tregojnë nivelin e tyre për sa mundësi që kanë.

Presim edhe një lojtar, ndoshta këto 2-3 ditë do ta marrim vesh të sigurt, do të firmosë apo jo. Në parim kemi rënë dakord, është një qendërmbrojtës.

Patjetër që e ndjejmë presionin, aq me tepër ne që nuk po kalojmë një moment të mirë, shpresojmë të kemi ndryshuar diçka, të kemi edhe fatin me vete. Shpresojmë që afrimet e reja të na ndihmojnë dhe jam i bindur që do të jetë një Dinamo ndryshe nga ajo që ka qenë.

Çdo ndeshje e kampionatit shqiptar mendoj se janë pothuajse njësoj, pa i hequr meritë ekipit të Kukësit. Ai kërkon të fitojë ashtu si edhe ne, për t’u larguar nga pozicioni që jemi. Dhe jam i bindur që këtë ndeshje do të jetë diçka ndryshe dhe do të jetë një ekip që do të japë maksimumin për të fituar ndeshjen me Kukësin.

Shtyrja e ndeshjes? Këtë variantin e Kukësit nuk e kuptuam se përse u shty ndeshja. A u shty për stadiumin, për COVID-in, për temperaturën, nuk e di. Po për ne pak rëndësi ka. Në fakt do të donim të lahej në ditët që ishte kalendari se tani ne na ngjeshët shumë e Kukësi nuk ka ndeshje Kupe. Por ne pavarësisht kësaj jemi zemërgjerë dhe sportivë e do të vazhdojmë të luajmë sipas kalendarit që është vendosur.

Skuka? Ne i falënderojmë të gjithë që kanë qenë bashkëpunëtorët tanë, gjithashtu edhe Skukën. Personalisht më bëhet qejfi që Skuka të ecë e të shënojë, se ishte djalë i mirë. Por unë vendosa që të largohet dhe nuk kam asnjë lloj pishmani se çfarë do të ndodhë me të. Jam i fokusuar te pjesa e lojtarëve që kam në ekip për të bërë sa më mirë.

Nuk do të firmosja për barazim se e ndjej skuadrën shumë mirë dhe shumë ndryshe në këto ditë dhe jam i bindur që nëse të gjithë do të jemi të përqendruar si në stërvitje, do të japim maksimumin, mendoj se do të bëjmë më të mirën dhe fitojmë. Duke mos harruar që në futboll ka të bëjë shumë edhe fati dhe një moment siç ndodhi ndeshjen e parë me Kukësin ku mendoj se nuk e meritonim të humbni, por Kukësi në një moment të vetëm shënoi e ne në rastet që kishim nuk ia dolëm të shënonim asnjë gol.

Objektivat? Ne do të mendojmë që patjetër është situata ndryshe, do të mendojmë për ndeshjen e radhës gjithmonë. Kjo për arsye se kampionati shqiptar ka prova që nëse fiton 2-3 ndeshje rresht, objektivat fillojnë e ndryshojnë siç ka shembull edhe në këtë kampionat.

Objektivi është vetëm fitorja e radhës, pastaj duke kaluar ndeshjet, duke parë çfarë kemi bërë, duhen rivendosur edhe objektivat. Si për të gjithë ekipet, Kupa është rruga më e shkurtër në Europë, por do të vazhdojmë në të dy frontet, duke futur kampionatin e Kupën për të dhënë maksimumin për mundësitë që kemi.

Deklarata e Longos? Trajneri Longo si duket ka parë shumë filma nga italianët, me partizanë, me spiunë. Atje ju e dini është një kompleks që stërviten tre skuadra që jam i bindur që asnjë klub nuk do të dëshironte të ishte kjo situatë. Në atë moment që ka dalë ajo foto, kemi qenë edhe me stafin e Partizanit dhe stafi jonë, kemi pikë kafe, vetëm kaq, nuk ka ndodhur asnjë gjë tjetër.

E njëjta gjë ka ndodhur dy muaj rresht kur Kukësi vinte pas nesh e shihte stërvitjen. Por ne si zemërgjerë që jemi si klub nuk na bën përshtypje se kush vjen të na shikojë në stërvitje, të vijë të shikojë. Nuk i shkojmë asnjërit të shohim stërvitjen. Por si e thatë që trajneri Longo është i zoti se e tregon puna, por përveç kësaj është i zoti edhe me gojë, se luan mirë edhe me gojë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!