Dinamo, afrimet japin garanci

Para ndeshjes së ditës së mërkurë me Kukësin, Dinamo ka gati 4 afrimet e janarit.

Dinamo në “Elbasan Arena”, të mërkurën ora 16:45 për duelin e fundit të javës së 16-të ndaj Kukësit ‘vendas’. Zhvillimet e fundit në organikë te blutë teksa janë afruar një mori futbollistësh por dhe gjëndja e vështirë në tabelë bëjnë që Dinamo e Shkëmbit të synojë tri pikë.

Zbarkimi i Artur Rexhinaldos si dhe prezenca e afrimëve big si Sabien Lilaj, Olivier Kingue dhe Denison Silva, duket se do ta ndihmojnë fort skuadrën 18 herë kampione të Shqipërisë për të dalë nga situata në fund të tabelës.


Ndërkaq, pas minifazës përgatitore të zhvilluar në Durrës, dinamovitët zbritën në “Football Repuplic” për të vijuar me përgatitjet për ndeshjen e kampionatit ndaj Kukësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!