Tirana nis dobët, Vllaznia nuk di të shënojë

Dy takime asnjë gol, 2022-ta nis thatë. Nesër dy takime në orën 13:45. Kukësi Dinamo të mërkurën në Elbasan.

Abissnet Superiore, Java 16-të:

Tirana -Vllaznia 0-0

Në Air Albania Stadium, Tirana zhgënjen në të parën kalendarike të vitit 2022. Skuadra e Orges Shehit u pa përgjatë gjithë takimit me Vllazninë duke mos arritur të diktojë e të imponohet për asnjë çast.

Tirana në pritje të Dejvid De Silvës pati pak raste përpara portierit Zogoviç. Një gol i anuluar të Xhixhës,nuk justifikon pasi bardheblutë vuajtën fort supermacinë e miqëve nga Shkodra.

Skuadra kuqeblu u pa shumë e organizur, krijoji supermaci e raste dhe nëse mbrëmjen e sotme nuk do të gabonte disa herë Aralica pa hequr këtu performacën e shkëlqyer të portierit Bekaj, shifrat mund të flisnin për kuqeblutë.

Ndërkaq kjo ndeshje u shoqërua nga akte deri vandale në tribuna apo gracka të tifozerive respektive.

Skënderbeu- Laçi 0-0

Ndërkohë më herët në Korçë, Skënderbeu e Laçi kanë barazuar në ndeshjen e parë të kampionatit për këtë vit.

Ndonëse skuadra mike e Josës ishte më diktuese në lojë sërish korçarët u treguan kërcënues në disa momente të sfides.

Mungesat e shumta te kurbinasit nxorën në pah probleme në prapavijë aty ku dy qendrat e zakonshme Ignjatoviç- Malota nuk u aktivizuan. Mungesë e rëndësishme dhe ajo e Shehut në mesfushë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!