Rama i prerë: Bashkitë jo lekë klubëve private

Flet kreu i Qeverisë/ Të martën në aktivitetin e zhvilluar me Komitetin Olimpik Shqiptar, kryetarët e 61 Bashkive për programin e ri kombëtar të sportit në shkolla dhe universitete…

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në programin e ri për zhvillimin e sportit, në deklaratën e tij të martën evitoi ligjin për sportit ( të Sponsorizimëve takimi Kushi- Duka), por ka tërhequr vemendjen kryetarëve të bashkive që të tkurrin finanacat për klubet e futbollit që janë me status privat.

Bashkitë:

“Kryetarët e bashkive duhet të rishikojnë qasjet me fondet e sportit. Janë bërë disa hapa disi detyrues ndaj tyre, por ato vazhdojnë përsëri të hedhin lekë kot për futbollin. Kot fare, harxhojnë lekët e taksapaguesve për ekipe private pa asnjë arsye në botë. Lekë me humbje që nuk kanë asnjë vlerë.

Duhet ndërtuar një qasje tjetër, të financoni sportin për fëmijët, në shkollë e në komunitet, e jo të financoni skuadra futbolli pronarësh privat, ku ju vetëm hidhni lekë e nuk merrni mbrapa asgjë, përveç në të shumtën e herës, shpërfytyrimin e turpit të sportit e bashkisë, me imazhe që marrin edhe rrugën e botës siç ndodh rëndom, për shkak se nuk funksionin kështu. Nuk mund të simulohet huliganizmi, rrugaçëria, shëmtia e pisllëku”.

Akuzat për evazion

“Nuk ka kuptim të japësh paratë edhe ikin lekët e taksave nga disa njerëz që sjellin nga mbrapa vetëm rrugaçë. Jo jep lek për evazion fiskal të klubeve të futbollit, një gjë komplet e pakuptueshme, edhe për kampionate që nuk i duhen askujt në atë gjendje që janë. Nuk i ka lekë borxh asnjë qytetar ndonjë klubi futbolli.

Jo këto klube që janë, por edhe Juventusi të ishte nuk ia ka borxh asnjë taksapagues të japë lekë. Nuk ka asnjë arsye në botë. Futbolli profesionist ka struktura të tjera që u takon. Nuk kanë punë bashkitë të hedhin lekë për një futboll pa asnjë fitim, por vetëm me humbje, në të gjithë drejtimet, si në lek, si në imazh, si në rezultate”.

Bashkëpunimi Bashki- Klube.

“Sigurisht që bashkitë mund të hyjnë në bashkëpunim me klube futbolli, por duhet të marrin mbrapsht investimin. Nëse bashkitë duan të investojnë seriozisht për t’u bërë pjesë e rritjes së futbollit, të vënë asetet në dispozicion, t’i rikthejnë ato në asete fitimprurëse për veten e tyre. Bashkitë të hyjnë partnere në klube, por në relata sipërmarrjeje”, tha ndër të tjera Kryeministri Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!