Dinamo, Laçi dhe Kastrioti teste të fituara

Miqësoret i paraprijnë javës së 16- të Abissnet Superiore. Katër skuadra të Superiores dhe dy të Kategorisë së Parë, teksa janë në proces përgatitor me minifazën e janarit, zbritën në fushë.

Dinamo- Skënderbeu në Durrës, u vendos nga një gol i Redon Mihanës.

Në testin tjetër, Kastrioti- Erzeni siç raporton klubi krutan në rrjete, shifrat po të njëjtë 1-0. Në këtë takim goli i ndeshjes u shënua nga A. Selmani në minutën e 20-të.

Ndërkaq, Laçi shpartallon Vorën 3-0 me të tre golat që shënohen nga Van Dejv Harmon në minutat 58′, 67′ dhe 79′.

Miqësore sot:

Dinamo- Skënderbeu 1-0

Kastrioti- Erzeni 1-0

Laçi- Vora 3-0 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!