Testi/ Vllaznia kalon lehtë Tërbunin

Vllznia dhe Tërbuni u testuan sot në ‘Loro Boriçi’. Skuadra e Brdariç dhe Tërbuni i shkodranit Elvin Beqiri në tapetin e rënduar të impantit kryesor të Vllazinsë prodhuan plot 5 gola.

Shodranët kaluan përpara me Çobën pas asistit të Krujës ndërsa në të dytën, Peqini me një penallti barazoi për ekipin e Tërbunit.Më pas nisën të dukën diferencat në kualitete dhe shkodranët u kthyen në epërsi me tre gola të Mustedanagaiç, Hoxhajt e Maliqit (4-1 final).

Një ndeshje që sipas kampeve respektivë pati mjaft rëndësi pasi të dy teknikët panë gjëndjen jo vetëm të lojtrëve kryesorë por dhe të disa afrimëve nga java e fundit.

Sakaq pas takimit trajneri i Vllaznisë ka folur edhe për ndeshjen e javës së 16-të me Tiranën:

Tirana? “Mendoj se kemi një javë për këtë ndeshje të rëndësishme. Javën tjetër do të jetë një përgatitje ndryshe nga kjo e ditëve të fundit dhe padyshim të gjithë duket se presin me padurim të luajnë me Tiranën.

Ne do të jemi mëse të përgatitur për përballjen. Sot ishim të përqendruar më shumë që lojtarët të merrnin minuta se ndeshja tjetër do të jetë në një ambient krejt tjetër, stadium tjetër, filozofi tjetër”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!