Kukësi i gjithi negativ, nis në “Football Republic”

Atje, në kompleksin “Football Republic” në dalje të Tiranës, Kukësi i “vjetër” sërish në seancë përgatitore. Ishte e para zyrtare për vitin 2022 me nënkampionët të cilët paraprakisht kanë kryer testet për COVID-19.

Sipas njoftimit të klubit, skuadra ka rezultuar e plotë në organikë dhe e pastër në tamponë. Verilindorët pritej të ktheheshin në Kukës ndaj Dinamos por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

FSHF ka njoftuar se ndeshja Kukësi- Dinamo do të zhvillohet në Elbasan. E të mendosh që në klub deklarohej gjatë shtatorit të kaluar, se inagrurimi i impnatit të ri, do të bëhëj në 15 tetor 2021.

Njoftimi i Kukësit:

“Skuadra i ka dhënë fund pushimeve të fundvitit dhe ditën e sotme është rikthyer në fushën e blertë. Skuadra ka zhvilluar seancën e parë stërvitore për vitin 2022 në kompleksin “Football Republic”. /Sportiim.al/

Grupi ka qenë i plotë nën urdhërat e trajnerit Diego Longo, teksa të gjithë futbollistët janë rikthyer. Dy ditët e fundit, skuadra ka zhvilluar stërvitje në palestër.

Futbollistët i janë nënshtruar sot një tamponi, duke qenë se ka pasur kontakte të shumta gjatë festave të fundvitit, teksa fatmirësisht të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativë. Pas disa ditësh, skuadra do të bëjë një tjetër test Covidi “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!