COVIDI “copton” Bordo-në

Pas Mesit dhe Donarumës te PSG, infektimet spostohen te klubi i Bordosë së teknikut Vladimir Petkoviç. Situata alarmante…

Nuk ka të ndalur infektimi dhe nuk ka rekorde që nuk “thyhen” me COVID-19 në klube të ndryshme të futbollit. Një lajm tronditës vjen nga Franca.

Pas testimëve të fundit 17 lojtarë rezultuan me COVID-19 në radhët e klubit të Bordosë. Kjo është ajo që tronditi klubin e Ligë 1 pas testeve të kryera gjatë ditës.Vetëm njëri prej tyre shfaqi simptoma.

Për këtë arsye, klubi i njohur francez do t’i kërkojë zyrtarisht Ligës shtyrjen e ndeshjes së Ligë1 kundër Marsejës, e planifikuar për të premten në mbrëmje./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!