Nuk mjaftoi spektakli, Çelsi- Liverpul pa fitues

Java e 21: Çelsi- Liverpul 2-2 (Kovaçiç 42′, Pulisiç 45’+1′ / Mane 9′, Salah 27′)

Çelsi- Liverpul nuk i zhgënjeu pritshmritë. Në Londër, dy ndjekëset më të afërta të mançester Sitit, kanë dhurar spektakël të rrallë në një pjesë loje teksa vetëm në 45@ e para u shënuan 4 gola. Ritmi i jashtëzakonshëm u shpërblye në të 9′-ën teksa Sadio Mane kaloi përpara Reds. Asgjë nuk dryshon në fushë. Liverpul pa Klop në pankinë (Covid) shtyn me forcë përpara ndërsa në 27-ën Muhamed Salah shënon një tjetër gol kartolinë për 0-2.

Por nuk ishte e thënë që Liverpul të mbyllte së paku në avantazh fraksionin e parë. Pas zhvilimëve të një goditje këndi nga e djathta për Çelsin, topi i kthyer shkon jashtë zone te Mateo Kovaçiç i cili ndoshta shënon golin më të mirë në karrierë.

Fluturimthi sfera shkon në këndin e portës, prek shtyllën dhe pushon në rrjetë. me atmosferën në maksimum, blutë e Londrës ia dalin të shënojnë dhe të dytin. Një tjetër kroat (i lindur në Amerikë) barazon për 2-2. Pulisiç shënoi në të 45+1.

Pjesa e dytë ofroi tabllo të njëjtë luftimi sportiv por te golat u kursye duke ruajtur shifrat 2-2. Domosdo Siti në krye i kënaqur…/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!