Duka uron komunitetin sportiv për 2022-in

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të uruar të gjithë faktorin sportiv në vend për Vitin e Ri 2022.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i FSHF-së, ka shkruar:
“Viti 2021 ishte një vit i vështirë, por dhe i bukur e plot emocione në rrugëtimin e tij…”

Postimi i plotë i Dukës:

“Të dashur miq.

Të nderuar anëtarë të komunitetit të futbollit. Të dashur tifozë kudo që ndodheni. Viti 2021 ishte një vit i vështirë, por dhe i bukur e plot emocione në rrugëtimin e tij.

Një vit që e filluam pa tifozë në stadiume, me dyshime se sa do zgjasë ky moment i vështire ku kemi humbur të afërm, miq, kolegë dhe anëtarë të nderuar të komunitetit tonë. Por ne ja dolëm. Të gjithë bashkë gjetëm forca dhe i tejkaluam vështirësitë. U rikthyem! U rikthyem, sepse siҫ e kemi treguar se duke qëndruar bashkë, se duke luftuar bashkë për të njëjtat objektiva, ne i arrijmë të gjitha.

Përfunduam ҫdo kompeticion, finalizuam projekte të rëndësishme infrastrukturore, konkretizuam ide për rritjen e mëtejshme të futbollit të fëmijëve dhe femrave që janë themeli i rritjes së qëndrueshme të futbollit shqiptar dhe jemi gati të presim një vit të ri që do jetë kurorëzimi i punës e shumë sakrificave të botës futbollistike shqiptare.

Një vit 2022 ku Shqipëria e bukur do të jetë në qendër të vëmendjes europiane e botërore si mikpritësja e finales së UEFA Europa Conference League. Finale që vjen si shpërblim i punës sonë shumëvjeҫare në reformimin dhe modernizimin e futbollit shqiptar. Një 2022 ku ne do të investohemi fuqimisht në të gjitha dimensionet për ofrimin e kushteve më të mira ҫdo vajze dhe djali që luan futboll.

Një vit që do konfirmojë edhe një herë se ne që besojmë te puna i bëjmë realitet edhe ato objektiva që për shumëkënd mund të duken utopike.Në pritje të 2022 dëshiroj ditë të bukura e plot shëndet për ju dhe familjet tuaja. Mirëutakofshim! “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!