Eventi i FSHF-së, Çmimet e vitit 2021

 FSHF në bashkëpunim me RTSH, ndanë përmes një spektakli çmimet për vitin 2021.

Për “Topin e Artë” votuan gazetarët sportivë në Shqipëri dhe çmimin e fitoi ish-futbollisti i Teutës që aktualisht luan te Boluspor Dejvi Bregu.

Çmimin “Topi i Artë” për femra u fitua nga Megi Doçi, ndërsa si “Talent i Vitit” çmimi iu dorëzua futbollistit të Tiranës, Marsel Ismajlgeci.

Çmimet e FSHF dhe RTSH-së 2021:

Top i Artë (Meshkuj): Dejvi Bregu

Top i Artë (Femra) : Megi Doçi

Talenti i vitit: Marsel Ismajlgeci

Formacioni i vitit:  Visar Bekaj, Erdenis Gurishta, Egzon Belica, Mevlan Adili, Marsel Ismajlgeci, Julian Shehu, Albano Aleksi, Regi Lushkja, Jasir Asani, Dejvi Bregu, Agim Ibraimi.

Trajneri i vitit: Tomas Brdariç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!