Gjorgiev largohet nga Teuta

Valë largimesh te Teuta. Pas Kallakut një tjetër lojtar me cilësi merr rrugën e kthimit pas vetëm 6 muajsh.

Pas vetëm gjashtë muajsh te Teuta, Pepi Gjorgiev merr rrugën e kthimit për në Maqedoni të Veriut.

Një nga golashënuesit më të mirë të PMFL-së për sezonin e kaluar, në korrik ka bërë një transferim nga Sileksi te Teuta, por tashmë është lojtar i lirë dhe mund të shkojë në çdo klub.

Më herët Gjorgiev ka luajtur për Kozuv, Belasica, Bregalnica dhe te Sileks. Sakaq, përpara se të transferohej te Teuta sulmuesi 27 vjeçar, u kërkua nga Shkëndija Tetovë por zgjodhi Durrësin për më shumë lek,- thotë sportmedia.mk.

Gjorgiev shënoi katër gola me Teutën, teksa krerët e klubit kampion në Superiore, nuk janë bindur plotësisht te aftësitë dhe rendimenti i maqedonasit. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!