Bylis dhe Erzeni modele për t’u ndjekur, zhgënjen tradita

Bylis dhe Erzeni shkëlqyen në gjysmën e kampionatit, të tjerat e mëdha, zhgënjyen në bërthamë.

Kategoria e Parë evidentoi dhe njëherë se klubet serioze përparojnë në objektivë. Kështu Bylis i rrëzuar nga elita ruajti boshtin dhe në inferiore eci i sigurtë në krye. Pas 15 javëve skuadra mallakastriote ka fituar 12 ndeshje barazuar 2 e humbur vetëm një takim për 38 pikë në total.

Pas tyre Erzeni i teknikut Nevil Dede me 35 pikë. Fillimit me luhatje ia zuri vendin rruga e fitorëve të njëpasnjëshme dhe tani kur është luajtur gjysma e kampionatit, shijakasit janë potencialisht drejt rikthimit në Superiore.

Ndonëse jo me ritmin e dy skuadrave të para, Korabi i drejtuar nga Artan Mërgjyshi është i treti me 29 pikë. Praktikisht dibranët janë në zonën play off ndërsa fill pas tyre vijnë Tomori (25) Burreli e Tërbuni (23). Objektivi i treshës ndjekëse nuk ndryshon, betejë sportive deri në fund për një vend në treshe.

Zhgënjimet:

Besa, Apolonia, Lushnja, Pogradeci dhe Besëlidhja paradoksalisht kanë mbetur prapa. Lojërat e skuadrave me histori në futbollin shqiptar kanë rezultuar shpesh me hope duke mos u afruar asnjëherë me dy tri skuadrat e para të tabelës.

Kavajasit, emri më i madh në inferiore, kanë mbetur peng e burokracive institucionale aq sa veç problemëve me finanacat nuk po arrijnë të luajnë një ndeshje në stadiumin e vet në Kavajë.

Edhe Lushnja ofron tabllo të ngjashme. Megjithatë te verdhjeshilët situata ka shkuar te drejtuesit e bashkisë. Pronarët janë duke ecur për ta riformatuar skuadrën, aktualisht e përfshirë në zonën e rrëzimit.

Konfuze deri në dëshpërim Besëlidhja. Lezhjanët u duk sikur me Brukën në timon u ringjallën por javët e fundit u kthyen sërish në ujëra të turbullta. Për më tepër flitet për largime të shumta lojtarësh.

Ndërkaq pritej më shumë nga Apolonia dhe Pogradeci. Fierakët janë tkurrur pas largimëve të futbollistëve të edicionit të shkuar. E njëjtë situata te liqenorët./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!