Ferran Torres gati zyrtarizimi te Barça

Guardiola: Kur ta konfirmojë drejtori Aitor ‘Txiki’ Begiristain, atëherë quhet e kryer.

Merkato e janarit po afrohet gjithnjë e më shumë dhe Barcelona është gati të ndërhyjë për të ndryshuar përbërjen në funksion të një viti të ri kalendarik.

Ndërsa Ferran Torres pritet të zyrtarizohet, Blaugranët po mendojnë gjithashtu të shesin dikë që nuk konsiderohet thelbësor për trajenrin Ksavi Hernandez.

Mes tyre është edhe Luk de Jong, aventura e të cilit me Barcelonën është afër përfundimit. Siç raporton Mundo Deportivo, sulmuesi holandez do të ishte gati të largohej nga Katalonja me destinacion Kadizin. E vetmja gjë që mungon është po-ja e sulmuesit dhe më pas konfirmimi zyrtar i marrëveshjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!