Çela vesh tutat e trajnerit…

Në 2013-tën Emiljano Çela me Laçin, fitoi Kupën e Shqipërisë falë golit të tij në minutën e 119-të. Sot për herë të parë merr rolin e trajnerit të parë.

Dje në Laç u pa në tribunë për të ndjekur Laçi- Kastrioti. Në fakt si ish futbollist me të dyja skudrat Emiljano Çela u ‘justifikua’ plotësisht por sot ish-mbrojtësi energjik, ka surprizuar duke u pozicionuar në rolin e trajnerit.

Ishte vendimi i krerëve të Kastriotit për ti besuar stolin 36 vjeçarit nga Memaliaj pikërisht pankinën e lënë bosh nga ramazan Ndreu. Ky i fundit pasi u dëbua nga drejtuimi prej Disiplinës (12 ndeshje) vendosi të shkëputet përfundimisht nga ekipi të cilit i ka dhënë në vite shkëlqim e lavdi.

Ndërkaq, Çela do duhet të tregojë se është i aftë dhe në trajnim e menaxhim. Te Kastrioti ai u aktivizua për afro 5 vite. Së fundi si futbollist, u pa te Besa e Kavajës./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!