Tirana dikton, Xhixha vendos derbin numër 164-ër

Tirana fiton dy derbet e para sezonale me Partizanin, golat vijnë nga Përgjoni dhe Xhixha.

Java e 15-të Partizani- Tirana 1-2 ( Zhunior 86′ pen/ Përgjoni 27′, Xhixha 90+10′)

Tirana “vret” Partizanin dhe kampionatin. E bën me dy gola të Përgjonit (27′) dhe Redon Xhixhës në minutën e 100-të. Një sfidë e çmendur nga të gjitha pikpamjet. Nga grinta në fushë te flakdanët dhe sendet e forta që prekën terrenin e Air Albania-s, ndalesat e lojës, tensioni në tribuna apo ikja e dritave.

E nis mirë Partizani dhe më pas në skenë ngjitën bardheblutë me Xhixhën protagonist. Megjithatë goli vjen në mënyrë koramboleske teksa pas zhvillimëve nga këndi, topi gjën kokën e Përgjonit me sferën që pushon në këndin e majtë të Teqes.

Loja nis sërish por ndalet dy tri herë për arsye të situatës në fushë por dhe të një tifozi në tribunë që u desh të transportohej në spital (probleme gjatë festimit të golit të parë).

Në të dytën si Partizani me një Emiljano Musta në optimale, por dhe Tirana i afrohen disa herë golave.Për të ardhur te momenti kyç për të kuqtë kur në të 78′-ën me Carën fitojnë një penallti.

Goditja e Zhunior pritet nga Bekaj por VAR dhe Xhaja e përsërisin pasi lojtarët kanë hyrë në zonë para se të goditet topi. Në tentativen e dytë braziliani shënon duke barazuar në 1-1.

Në fund teksa Xhaja akordoi 11 minuta shtesë, vjen radha e vërtetë e Xhixhës. Sulmuesi i Tiranës ndër më aktivët në fushë, ndjek një top të Gjumsit duke e shtyrë në rrjetë. Është minuta e 90+10-të. Tirana merr tri pikë dhe ‘vozit’ e vetëme kampionatin me 33 pikë.

Incidenti: Në fund të takimit të dy tifozeritë kanë pushtuar fushën duke krijuar një situatë alarmi. Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!