Duka në Maliq për imazhin e ri të stadiumit…

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka qenë sot në Maliq për të inspektuar investimet e radhës të Federatës në këtë zonë. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu dhe zyrtarë të FSHF, Presidenti Duka ka parë nga afër stadiumin e Maliqit dhe një fushë në Drithas.

Me objektivin e qartë për masivizimin e futbollit në çdo cep të Shqipërisë, FSHF do të investojë për të rinovuar totalisht fushën e stadiumit me bar natyral dhe jo vetëm, por do të financojë edhe tapetin e ri po me bar natyral të fushës në fshatin Drithas, duke i dhënë një hov cilësor futbollit në zonën e Maliqit.

Të dyja fushat do të jenë të pajisura me sistem vaditje funksional. Dhe jo vetëm kaq. Federata e Futbollit nuk do të ndërhyjë vetëm në fushën e Maliqit, por edhe do të rikonstruktojë këtë stadium. Në stadium ndërkohë kanë nisur punimet, teksa në Drithas është gati projekti dhe do të nisë ndërhyrja.

Ky është investimi i radhës i FSHF-së në drejtim të infrastrukturës teksa puna vijon në disa stadiume e fusha të ndryshme në të gjithë vendin për krijimin e kushteve më të mira për të luajtur futboll dhe për rritjen e cilësisë. (FSHF)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!