FSHF/ Seminar antidoping me Superioren

Departamenti Mjekësor në Federatën Shqiptare të Futbollit organizoi këtë javë seminarin “Jo Doping, Sport i pastër”, në bashkëpunim me Shoqatën e Mjekëve Sportivë dhe Organizatën Kombëtare Antidoping. Seminari i zhvilluar në ambientet e Shtëpisë së Futbollit bëri bashkë doktorët, fizioterapistët dhe drejtuesit e klubeve të “Abissnet Superiore”, të cilët u njohën dhe u informuan mbi substancat e palejuara në sport.

Për të folur në lidhje me këtë seminar dhe rëndësinë që ka kjo temë në futboll, Fshf.org zhvilloi një intervistë me Koordinatorin e këtij Departamenti, Ilvi Begolli, i cili u shpreh se qëllimi i këtij seminari ishte të informonin gjerësisht ekipet mbi listën e substancave të palejuara dhe rëndësinë e testimit.

Sipas Begollit, mungesa e një laboratori e bën pak më të vështirë realizimin e testeve antidoping, por përmes FSHF-së, në të ardhmen shikohet mundësia e ngritjes së një laboratori që do të ndihmojë të gjitha klubet shqiptare dhe sportistët të testohen dhe të informohen.

“Për herë të parë, përmes FSHF-së ne organizuam një seksion informativ për antidopingun në Shqipëri, ku kanë qenë të ftuar përfaqësues të klubeve të ‘Abissnet Superiore’, mjekë, fizioterapistë, por edhe drejtues teknikë, që janë informuar mbi substancat e palejuara në sport dhe dënimet që mund të kenë sportistët nga përdorimi i këtyre substancave. Në Shqipëri nuk ka një linjë të antidopingut të shtrirë kryesisht në futboll, pra ekipet nuk testohen vazhdimisht, janë të painformuar për sa i përket përdorimit të substancave të palejuara.

Kur kemi kompeticione europiane, atëherë ne marrim masat se kush janë këto substanca të palejuara dhe që mund të jenë të dëmshme, si gjatë kohës së garës, por edhe më përpara, çfarë nuk duhet të ishin marrë një apo dy javë më parë. Ky seksion kishte si qëllim që të informonim gjerësisht ekipet, mënyrën se si mund të menaxhohet një ekip përpara kompeticioneve europiane, por edhe gjatë kohës që sportistët zhvillojnë ndeshje në kampionatin tonë.

Më vonë do të zhvillohet edhe duke informuar jo vetëm stafet mjekësore, por edhe sportistët në vetvete, që të kenë informacion vetjak dhe të jenë më të kujdesshëm e të mos bazohen vetëm tek ato që i thotë mjeku.” ndër të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!