Nations/ Sot shorti në Nion

Sot në Nion (Zvicër) ora 18:00, shorti i Nations League. Të 55 përfaqësueset europiane, anëtare të UEFA-s marrin pjesë në Ligën e Kombeve 2022/23. Ata ndahen në katër Liga.

Shqipëria për herë të parë në Ligën B, teksa edicionin e kaluar u rendit e para e Grupit C. Tashmë që kuqezinjtë renditen në vend të 31-të UEFA-s favorizon disi në kuptimin se dhe Shqipëria i përket një niveli më të lartë sportiv.

Në vazon e saj, skuadra e Edi Rejës gjëndet bashkë me Malin e Zi, Slloveninë, Armeninë, që sikundër kuqezinjtë, vijnë nga Liga C.

Ndërkaq ende nuk është përcaktuar formula se si do të shkohet drejt Europianit të vitit 2024 nga Nations. Me Euro 2024 në Gjermani, sfidat e Play Off-it të Ligës së Kombëve luhen në mars 2024.

Nga ana e saj Kosova është e klasifikuar në Ligën C.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!