Brdariç: Skënderbeu skuadër interesante, Daja i nervozuar

Tomas Brdariç si gjithnjë korrekt me shtypin sportiv. Kroato- gjermani 46 vjeçar, në vigjilje të sfidës Vllaznia- Skënderbeu në program nesër, foli për situatën që rrethon kuqeblutë, rivalin por dhe deklaratën e Ilir Dajës lidhur me vonesat e shkodranëve në përballjen mes tyre.

Brdariç:

A është e vështirë të motivosh skuadrën kur luan ndaj Skënderbeut?Ne jemi një ekip profesionist dhe është e nevojshme ta provojmë këtë sa herë që luajmë futboll. Ne duhet të vazhdojmë këtë trendin pozitiv të rezultateve dhe të përqendrohemi në gjërat thelbësore”.

Dy mungesa të rëndësishme, Krymi dhe Gurishta… Do të ndikojnë në performancën e skuadrës? “Mendoj se skuadra ka besim dhe e kam thënë disa herë se nuk kemi vetëm 11-lojtarë. Janë disa lojtarë që nesër do të kenë shansin të fillojnë nga fillimi, mezi e kanë pritur këtë mundësi. Tashmë, duhet të tregojnë se janë të aftë se e meritojnë të jenë pjesë e skuadrës”.

Skënderbeu nuk vlerësohet nga renditja? “Për mua Skënderbeu është një skuadër interesante, kanë lojtarë interesantë. Kanë zhvilluar ndeshje të mira dhe e dimë si të përballemi me këto skuadra. Nesër duam t’i mposhtim, nuk ka rëndësi si ata do të futen në fushë. Rëndësi ka ne të jemi të përqendruar dhe të shfaqim cilësitë tona në fushë”.

Kalendari i javës së 13-të, një mundësi e mirë që Vllaznia të afrohet me kreun? “Qëllimi jonë është të afrohemi me dy vendet e para, në të kaluarën e kemi humbur këtë mundësi. Por, nesër është një betejë tjetër, nuk do të nënvlerësojmë Skënderbeun. Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet dhe ne do të kërkojmë fitoren me patjetër”.

Deklarata e trajnerit të Partizanit, Dajës për fshehjen e topave jashtë fushës? “E kuptoj që ka qenë i nervozuar pas ndeshjes, por ky është një justifikim i ulët. Nuk dua t’i përgjigjem, duhet të jetë i fokusuar te ekipi i tij, edhe unë jam i përqendruar te ekipi im”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!