Zhan Todt te Ferrari, Binoto: llafe…

Thashetheme të vazhdueshme për një rikthim të bujshëm të Zhan Todt te Ferrari në Formula 1.

Pas një karriere plot suksese në gara, makina sportive dhe F1, plus tre mandate në krye të organit drejtues të garave motorike (FIA),francezi sërish protagonist eventual…

Lajmi u përhap në disa media online. ‘Kokëkuqja’, zhgënjyese prej disa vitëve me rikthimin një eksperti të tillë, mund të figurojë një zgjim fantastik. Gjithësesi në shtëpinë e Marinelos janë të sigurtë se zërat janë falso.

Matia Binoto, drejtori i skuderisë së Ferrarit, për momentin mohoi hipotezën e rikthimit të menaxherit francez: “E kam lexuar në gazeta, por momentalisht janë vetëm spekulime. Thënë këtë, kam punuar për vite me Todt dhe ishte një nder që mund të punoj me të”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!